Batatina thumbon trajnerët nga Shqipëria

15 shkurt 2018 | 12:53

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka gjetur kohë të thumboj edhe trajnerët nga Shqipëria, pasi e eliminoi Trepçën ’89 nga gara e Kupës. Skuadra mitrovicas drejtohet nga një trajner nga Shqipëria, kurse Batatina ka shprehur mendimin se trajnerët në Kosovë janë më të mirë.

“Trajnerët e Kosovës që janë pa punë, duhet të rrinë të gatshëm se shumë shpejt kanë më u liruar pozitat për ju, sepse ju jeni më të mirë, ata që iu vërsulen Superligës shumë shpejt kanë me u rikthye përmes autostradës. Kanë menduar se janë superior dhe munden ta bëjnë diferencën kundër nesh, por jo, ne jemi më të përgatitur se ju dhe shumë shpejt iu riktheheni mbrapa, sepse ne kemi kuadro të mira të trajnerëve në Kosovë. Mos i nënvlerësoni trajnerët e Kosovës, sepse kanë vizion më të mirë dhe janë ata që japin më shumë se ata që vinë për të bërë emër dhe karrierë tek ne, por kanë gabuar shumë sepse nuk kanë pyetur se kush qëndron përball tyre”, ka shkruar Batatina në “Faceboook”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik…