Batatina, tifozëve: Shihemi së shpejti
07 maj 2020
| 18:03
Kanë kaluar rreth dy muaj prej ndeshjeve të fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Për shkak të pandemisë COVID-19, si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera të botës, futbolli është pezulluar.
Ndonëse ende nuk dihet zyrtarisht, nga muaji tjetër mund të rinisë edicioni aktual në futboll.
Ndërkaq, trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shpreson që sa më parë “Legjendat” të rikthehen në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
“Shpresoj të shihemi së shpejti, sepse ju jeni motivi ynë në rrugën drejt suksesit! T.B”, ka shkruar Batatina në llogarinë e tij në ‘Facebook’.