Batatina tregon pse u takua me Gramoz Vokrrin dhe Bekim Haxhiun
Tahir Batatina është deklaruar për takimin e sotëm me Bekim e Haxhiun e Gramoz Vokrrin.
Batatina në një prononcim për Koha.net ka thënë se ishte një takim i zakonshëm me ata, derisa kanë diskutuar për Kuvendin e Punës së FFK-së me ç’rast do të shfaqin kërkesat e tyre.
“Sot ishte një takim i zakonshëm me z. Haxhiun e z. Vokrrin e me të tjerët. Është diskutuar për Kuvendin e Punës në FFK. Aty do të kërkojmë më të mirën për futbollin e Kosovës. S’jemi kundër asnjë individi, por me rëndësi është që të sjellim më të mirën për futbollin kosovar”, është shprehur Batatina.
Ai ka thënë se nuk ka rëndësi se kush është në krye të FFK-së, por më e rëndësishmja është që të punohet në të mirë të të gjithë futbollit në Kosovë.
“Në Kuvend sot do të diskutohet për mbarëvajtjen që do të ketë futbolli kosovar për sivjet, e kërkesat tona do të parashtrohen sot para të pranishmëve”, ka thënë ai.