Batatina zbulon premion për futbollistët nëse mposhtin Prishtinën
Tahir Batatina e ka zbuluar shumën e majme që ua ka ofruar kryesia e Llapit futbollistëve, për ndeshjen derbi me Prishtinën të shtunën dhe për titullin e kampionit të Kosovës.
Futbollistët e Llapit do të kenë motiv shtesë për ta fituar ndeshjen derbi të së shtunës me Prishtinën, por edhe krejt kampionatin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, trajneri Tahir Batatina, i ftuar në emisionin “Favorit” në T7 i ka zbuluar shumat e “çmendura” që ua ka ofruar kryesia e klubit llapjan futbollistëve, në rast të fitores ndaj Prishtinës dhe nëse e fitojnë eventualisht titullin e kampionit në IPKO Superligë.
Llapi e ndan pozitën e dytë në tabelë së bashku me Prishtinën, ndërsa kanë dy pikë më pak se lideri, Feronikeli. Në tri xhirot e fundit do të përballen në mes vete pikërisht tri ekipet pretendente për titull.