Bate Borisov eliminon Partizanin nga Liga e Kampionëve

18 korrik 2023 | 23:41

Partizani u eliminua në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zoran Zekiç kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Bate Borisov, ndërsa sonte u mund 2-0 në Városi Stadion (Mezőkövesdi), në Hungari.

Të kuqtë pretenduan për penallti në minutën e dytë pas një rrëzimi në zonë të Mba, por arbitri nuk ndau të njëjtin mendim. Më pas, po Christian Mba iu afrua disa herë golit, pa mundur dot të dërgojë topin në rrjetë.

Bjellorusët nuk rrezikuan pothuajse fare portën e kundërshtarit në pjesën e parë. Murataj shkaktoi drithërima me një goditje të bukur në minutën e 31-të, por gjeti përgjigjen e portierit Kudravets.

Bate Borisov e nis me një gafë në prapavijë pjesën e dytë, gjithsesi gabimi nuk u shfrytëzua si duhet nga Da Silva. Pak më vonë, Murataj u gjend i vetëm me portierin, sërish pa konkluzion.

Kur nuk shënon, e pëson. Rregulli i pashkruar i futbollit u vendos në funksion në minutën e 70-të, kur Malkevich zhbllokoi ndeshjen, pas një goli me kokë. Shestyuk A. dyfishoi shifrat, me golin e tij në fund.

Kështu, Partizani do vazhdojë rrugëtimin evropian, teksa do luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj ekipit nga Andorra, Athletic Escaldes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend…