Batistuta: Kam refuzuar Realin, Milanin dhe Unitedin
Ish-sulmuesi i Fiorentinas, Gabriel Batistuta, ka zbuluar se ka refuzuar Real Madridin, Milanin dhe Manchester Unitedin.
Legjenda argjentinase tregoi si i pëlqente të luante për “Violan” pasi e shikonte si sfidë të konkurronte me skuadrat e mëdha.
“Kur nuk më ka pëlqyer të jem njeriu-yll pasi sapo të bëhesh fokusi kryesor i ekipit, ju merrni përgjegjësi shtesë. Kam marrë shumë oferta nga Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Milani, por preferova të luaja qetësisht për Fiorentinan. Nëse do të shkoja në Madrid do të shënoja 200 gola, por e dija që do të mërzitesha. E njëjta gjë do të më ndodhte edhe te Milani. Nuk kam fituar kurrë ndonjë trofe të rëndësishëm, e konsideroj vetën fitues sepse e kam ndihmuar Fiorentinën të konkurrojë me të mëdhenjtë”, ka thënë Batistuta.