![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/Colin-Farrell-on-Batman-set-c40c.jpg)
Batman transformon Colin Farrell
Mosha është e pamëshirshme dhe nuk kursen askënd, por transformimi i Kolin Farell është rrënjësor.
Kush do ta besonte që ky burrë i shëndoshë me fytyrën plot vraga, dikur ka qenë një seks simbol i parezistueshëm për të gjitha femrat e Hollivudit?
Fatmirësisht, këto nuk janë shenjat e moshës.
44-vjeçari është fotografuar thjesht në shesh-xhirimet e Batman në Liverpool dhe që tani po mendohet se do të ketë një Oscar për “Makeup-in më të mirë”.
Në rolin e tij të Oswald Cobblepot, Kolin Farell nuk do ta njihni. Maskimi është i pabesueshëm, madje mediat e showbiz-it shkruajnë se edhe kolegë të Farell në set, i kishin kaluar pranë dhe nuk e kishin njohur.
Personazhi i “Pinguin” i Farell është krejtësisht ndryshe nga ai i Danny DeVito-s.
Edhe personazhi kryesor, Batman, luajtur nga Robert Pattinson, nuk ka pamjen e heroit tipik si në rastin e Christian Bejl, por tanimë duket më i zymtë.