Baton Haxhiu e Sadri Ramabaja e quajnë njëri-tjetrin kriminel: Unë ta them në sy

11 korrik 2023 | 22:47

Një përplasje në Pressing të T7 ka ndodhur  në mes gazetarit Baton Haxhiu dhe opinionistit Sadri Ramabaja.

Teksa Haxhiu po fliste, Ramabaja i reagoi gazetarit, i cili ia kthehu se “ai ka mendje kriminale”.

“Ti e  ke mendje kriminale në momentin sesi e bën pyetjen”, i tha Haxhiu. “Jo ti ke mendje super kriminale sepse e amniston kriminelin”, ia kthehu Ramabaja.

Pastaj Ramabaja tha se “ka guxim t’i thotë gjërat në sy”.

Por ndërhyri Dukagjin Gorani, duke thënë se “këtë guxim e kanë treguar të gjithë, por ideja është mos me i tha këto“.

“Ai tha i pari”, tha Ramabaja, “krejt e thoni”, ia kthehu Gorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuria e Posaçme ka…