Baton Haxhiu: Nëse dikush i ka shërbyer dreqit pas luftës, ajo është gazeta Bota Sot
06 mars 2024
| 22:31
Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për mënyrën sesi janë trajtuar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas luftës.
Ai ka thënë se “propagandën e ka bërë”, gazeta “Bota Sot”.
Haxhiu thotë se kjo gazetë “i ka shërbyer dreqit”, duke thënë se ka përbuzur njerëzit e luftës.
“Nuk ka përlymje, pështymje dhe përbuzje deri në poshtërim që çdo segmenti i UÇK-së që nuk është fy ose nuk është projektu një rrëfim të keq për ta më shumë se sa kjo gazetë”.
“Nëse ka diçka anti-kombëtare, nëse ka diçka që i ka shërby dreqit, nëse ka diçka që ka qenë shkatërruese e moralit është Bota Sot”, ka thënë Haxhiu.