Baton Haxhiu: Po ta kisha para fytyrës, e kisha ofendu Enver Petrovcin, po më vjen ashtu
26 mars 2024
| 21:27
Aktori Enver Petrovci ditë më parë ka folur me përçmim ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas tij “pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësues e bodyguarda”. Kjo deklaratë u diskutua në fillim të emisionit Pressing sonte në T7.
Gazetari Baton Haxhiu tha se po ta kishte para fytyrës aktorin Petrovci do ta ofendonte.
“Nuk du ta ofendoj, më vjen ta ofendoj për arsye se ta kisha pas në fytyrë, por publikisht nuk po du. Ta kisha pas në fytyrë do e ofendoja se e njoh Enverin bukur gjatë. Por një profesori të tillë nëse kurgjë tjetër, nuk duhet me dalë në rolin e artistit qoftë edhe nëse e luan Carlazarin ose cilindo rol, për të fyer aq rëndë sepse nuk ta falë askush rolin e artistit”, tha Haxhiu në Pressing.