Baton Haxhiu: SHBA e ka izoluar Kurtin, komunikon vetëm me Ministrinë e Mbrojtjes
27 shkurt 2024
| 22:28
Baton Haxhiu, ka folur për raportet që Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka me SHBA-në.
Ai ka thënë se “SHBA-ja ka vendosur një lloj izolimi ndaj Qeverisë Kurti”.
Kjo, sipas Haxhiut, pasi kontakti i vetëm i SHBA-së me Kosovën është Ministria e Mbrojtjes.
“Fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur një lloj izolimi dhe e kanë vendosur vetëm Ministrinë e Mbrojtjes, ku mund të vazhdojnë negociatat. Kjo është ajo që SHBA-ja po bën në këtë moment, se të vetmin kontakt që e kanë është Ministria e Mbojtjes”, ka thënë Haxhiu në “Pressing” të T7, ku është duke u diskutuar për Marrëveshjen e Brukselit që ishte arritur vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, por ende nuk ka gjetur zbatim.