Baton Haxhiu zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit para votimit të Speciales: E kam pasur një polemikë me të
Gazetari Baton Haxhiu zbulon se ka pasur një polemikë me ish-presidentin Hashim Thaçi për krijimin e Gjykatës Speciale.
Haxhiu thotë se dy prej ish krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë e kanë ditur për fatin e tyre prej vitit 2016.
“Kam disa gjëra për të thënë. E para, duhet të pranoj se edhe dy prej tyre që janë në Hagë, prej vitit 2016 e kanë ditur se si do të përfundojë procesi. Që do të akuzohen. Kam pasur informacionet e saktë dhe për çudi unë kam pasur, zoti Thaci ka pasur një konferencë për shtyp para se të formohej Gjykata Speciale. Dhe kam pasur një polemikë më të. I kam thënë, zoti president ky proces është anti historik, ka qenë në Swiss diamond, dhe në aspektin politik është i paqëndrueshëm”, tha ai.
Tutje ai thotë se nuk e kupton se si një lider separatist sikur Milorad Dodik shpallet vetëm non-grata e heroizohet nga populli i tij, ndërsa shqiptarët që kanë luftuar për liri përballen me gjyqe.
“Por nga ky moment, nëse Dodik i cili angazhohet për shkatërrimin e një shteti, shpallet non-grata dhe ai heroizohet nga populli i tij, ne si shqiptarë atë që luftuan i qojmë në Hagë. Dhe krejt në fund, ne kemi një person non-grata sikur Dodiku, që i jep vulën se vetëm bashkimi i Republika Srpska në Serbi është zgjidhje. Pesha politike është e paqëndrueshme nga bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka drejtësi”, shtoi ai.