Batshuayi planifikon largimin nga Chelsea
19 shtator 2019
| 13:51
E ardhmja e Michy Batshuayi me shumë mundësi do të jetë larg Chelseat. Sulmuesi nuk po gjen vend në formacionin e trajnerit Frank Lampard i cili e mori drejtimin e “Bluve të Londrës” më 4 korrik të 2019-s.
Belgu nuk është aspak i kënaqur me situatën që po kalon, pasi në këtë fillim kampionati është aktivizuar vetëm dy herë si zëvendësues, pasi trajneri preferon Tammy Abraham dhe Olivier Giroud, duke e parë 25-vjeçarin si zgjedhje të tretë për sulmin. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që futbollisti mund të largohet nga skuadra gjatë janarit.