Batusha i LV-së ende s’i ka të qarta kërkesat e BE-së, kërkon sqarime nga Lajçaku: Çka duhet të zbatojmë ne?

21 qershor 2024 | 10:33

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, duket se ende nuk e ka të qartë se çka po kërkon Bashkimi Evropian nga Kosova në raport me procesin e dialogut të Brukselit.

Ndonëse Bashkimi Evropian deri me tani ka treguar me dhjetëra herë se cilat janë obligimet e Kosovës, deputeti i LV-së ka kërkuar sqarime nga emisari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se ndërmjetësuesi duhet të tregojë në mënyrë të qatë se çka duhet të zbatojë Kosova.

“Mirë është që Lajcak të na sqarojë se a ka marrëveshje apo jo. Sepse sipas Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë nuk ka marrëveshje të Ohrit dhe nuk ka marrëveshje të Brukselit. Prandaj, çka duhet të zbatojmë ne? Ne e dimë që janë 36 marrëveshje që janë arritur në Bruksel që nga viti 2011 dhe ato do të duhej të zbatoheshin, natyrisht pa e cenuar kushtetutën, sovranitetin dhe territorin e republikës së Kosovës. Por, duhet të kemi një planë të caktuar, duhet që t’i kërkohet Serbisë që të zbatojë marrëveshjet sepse siç e dimë Serbia asnjërën prej marrëveshjeve nuk e ka zbatuar. Ndërsa, Kosova është munduar me mundësitë e veta që t’i zbatojë disa nga ato marrëveshje që nuk cenojnë sistemin juridiko-politik dhe administrativ të Kosovës”, ka thënë Batusha për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar dialogun në mes të…