![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/batusha.jpg)
Batusha i LV-së: Nëse s’mund ta bëjmë vetë qeverinë, gjasat janë se do të qëndrojmë në opozitë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për deputet, Agon Batusha, ka bërë me dije se LV-ja nuk do të bëj koalicion paszgjedhor me partitë opozitare.
Ai ka deklaruar se nëse LV-ja nuk arrin t`i bëj vetë qeverinë, partia e Kurtit preferon opozitën.
“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet, por gjithsesi qëndrimi i LV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që kanë për proceset në Kosovë e sidomos për veriun, vetingun, e Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim me ta për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Batusha për “RTV21”.
Megjithatë, ai është shprehur optimist se LV-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë vota të mjaftueshme për ta formuar Qeverinë vetëm me pakicat jo serbe.
“Por, gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm, pasi që numrat tregojnë se LV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt politik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, është shprehur Batusha.