Batusha i LV-së: Serbia po sponsorizon destabilizimin e Kosovës, për çfarë të bisedojmë më të?

10 dhjetor 2024 | 15:35

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se nuk presin shumë nga takimi i 17 dhjetorit të nivelit të kryenegociatorëve.

Sipas tij, ky pritet të jetë takim më shumë informues. Por, deputeti Batusha ka thënë se derisa Serbia po e sponsorizon destabilizimin e Kosovës janë të pakuptimta takimet në Bruksel.

“Ne kemi përfunduar në një dialog i cili veç dialog nuk është për arsye se Serbia nuk po i zbaton asnjërën nga dakordancat që janë bërë si në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, dhe ka sponsorizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë terrorizmin brenda territorit të Kosovës, për të cilin edhe krye terrorist Radojiçiq po fshihen në Beograd dhe i cili nuk po fshihet nga drejtësia, nuk po arrestohet dhe nuk po ekstradohet në Kosovë. Serbia po e sponsorizon destabilizimin e Kosovës dhe të Ballkanit. Prandaj, ne nuk po e dimë faktikisht se për çfarë të dialogojmë duke e ditur se edhe dialogu deri tani edhe në debalancë për shkak se Kosova është nën masa të BE-së, ndërsa Serbia po ledhatohet”, ka thënë Batusha për “RTV21”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rovena Stefa është banorja e radhës që ka dhënë një…