‘Bavarezët’ triumfojnë me vështirësi ndaj Monchengladbach

02 shtator 2023 | 20:39

Bayern Munich ka arritur të marrë tre pikë të mëdha në përballjen me Borussia Monchengladbach, por jo shumë të lehta për t’u fituar, pasi goli i fitores 1-2 erdhi në përfundim të sfidës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, pasi në minutën e 30’ Itakura zhbllokoi shfirat. Bayern ka dominuar totalisht sfidën, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, por goli nuk u gjend deri në minutën e 58’, ku Sane shënoi golin e barazimit pas asistimit nga Kimmich.

Shumë tentativa të krijuara nga skuadra e Tuchel dhe nuk dolën duarboshë, pasi në minutën e 87’, Tel arrin të shënojë golin e fitores pas një asistimi tjetër nga Kimmich.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet amerikane në Ohio kanë publikuar videon e marrë nga…