Bayern e nis sezonin e ri me barazim
14 gusht 2021
| 00:07
Bayern Munich ka barazuar në ndeshjen e parë të Bundesligës ndaj Borusia Monchengladbach.
Takimi i parë i këtij stinori në ligën elitare gjermane u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1.
Golin e parë në takim e shënoi skuadra vendase në minutën e 10’të të takimit me anë të lojtarit, Plea.
Kurse Bayern Munich barazoi shifrat me anë të sulmuesit polak, Roberto Lewandowski i cili gjeti golin pas 42 minutash lojë.
Në pjesën e dytë Bayern kërkoi me ngulm golin, por portieri i skuadrës vendase, Yann Sommer intervenoi disa herë për t’ia fituar një pikë ekipit të tij.