Bayern motivon futbollistët me videon unike
23 gusht 2020
| 13:14
Bayern Munchen kërkon të ngrejë për të gjashtën herë trofeun e Ligës së Kampionëve sonte. Klubi bavarez ka menduar t’i motivojë futbollistët me një video, ku ish-lojtarë të tyre shfaqen dhe u japin zemër atyre.
Ata e kanë fituar më parë këtë trofe, duke nisur nga Schweinsteiger, Robben, Ribery, Lahm e braziliani Dante, i cili nuk ngurron t’u tregojë edhe foton me trofeun lojtarëve aktualë të Bayernit.
Mesazhi është i qartë: “Luaj me zemër dhe jep gjithçka në fushë. Mia san Mia”. Sonte, ora 21:00, Bayern Munich do të japë gjithçka në fushë kundër PSG, në një ndeshje që do të marrë vëmendjen e gjithë botës.
https://www.facebook.com/FCBayern/videos/233969477864350/?t=20