Bayern Munich fiton derbin ndaj RB Leipzig

05 shkurt 2022 | 21:23

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj RB Leipzig në javën e 21-të në Bundesliga me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e bukur me asnjërën skuadër që nuk arriti të krijojë epërsi solide gjatë ndeshjes.

Të parët në epërsi kaluan bavarezët me golin e Thomas Muller në minutën e 12-të.

Por RB Leipzig barazuan në minutën e 23-të me Andre Silvan i cili shënoi për 1-1.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Robert Lewandowski i cili shënoi për rezultatin 2-1.

RB Leipzig e nisi më mirë pjesën e dytë kur arritën të shënonin në minutën e 53-të me Christopher Nkunku i cili përfitoi nga asistimi i Konrad Laimer dhe barazoi resultatin në 2-2.

Pas vetëm pesë minutash Bayern ktheu epërsinë sërish, kur Josko Gvardiol shënoi në portën e tij për 3-2.

Deri në fund edhe pse kishte raste, rrjetat mbetet të paprekura, duke bërë që Bayern të marr fitoren e radhës që e dërgon në kuotën e 52 pikëve, nëntë më shumë se Borussia Dortmund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat të lartë…