Bayern Munich njofton për anulimin e ndeshjes ndaj Union Berlinit
02 dhjetor 2023
| 11:06
Është shtyrë ndeshja mes Bayern Munichit dhe Union Berlinit, e paraparë për t’u zhvilluar ditën e sotme.
Kjo ndeshje ishte e caktuar për t’u zhvilluar nga ora 15:30, në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, Bayerni ka njoftuar për anulimin e ndeshjes për sot shkaku i borës së madhe që ka rënë në Mynih.
“Për shkak të reshjeve ekstreme të borës: Anulohet ndeshja e Bundesligës kundër Union Berlin!”, njoftoi faqja zyrtare e klubit.