Bayerni, 100 milionë për Dybalan
31 tetor 2018
| 13:13
Bayern Munchen është gati të ofrojë 100 milionë euro për Paulo Dybalan e Juventusit. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Corriere di Torino”.
Bayerni nuk ka shpenzuar asnjëherë më shumë se 42 milionë euro për transferimin e një futbollisti, por duket se gjigantët gjerman duan që të jenë konkurrent me skuadrat e mëdha evropiane, prandaj për të bërë një gjë të tillë duhet shpenzuar edhe shuma të mëdha.