Bayerni, 150 milionë euro për dy yjet e Ajaxit
Vera e vitit 2019 pritet të jetë shumë e “nxehtë” për Bayern Munchen në tregun e transferimeve.
“Bavarezët” po synojnë transferimin e dyshes së Ajaxit, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, për të cilët do të ofrojnë deri në 150 milionë euro.
Këta dy futbollistë tashmë janë shndërruar në objektiv të shumë skuadra të mëdha të Evropës, me paraqitjet e shkëlqyera që kanë bërë me skuadrën e Ajaxin dhe ekipin Kombëtar të Holandës.
Gara për këta dy talentë do të bëhet edhe më e ashpër me shfaqjen e interesimit nga Bayerni. ‘Sport Bild’ raporton se skuadra e drejtuar nga Niko Kovaq ka përgatitur një ofertë prej 150 milionë euro për dy talentët e rinj holandez. Gjigantët gjermanë në verën e ardhshme do të synojnë të freskojë skuadrën me emra të rinj, kur dihet se nga skuadra do të largohen dy legjenda, Franck Riberr dhe Arjen Robben.