
Bayerni, afër marrëveshjes me Comanin
Pas shumë e shumë bisedimesh, deklaratash që larguan palët, mësohet se Kingsley Coman është më pranë se kurrë firmës në kontratën e re me Bayern Munchen.
Siç raporton prestigjiozja “L’Equipe”, sulmuesi francez, një nga më të rëndësishmit për Naggelsmann dhe për drejtuesit pothuajse ka arritur akordin për të rinovuar kontratën.
Aktualisht kontrata e lojtarit skadon në 2023 dhe për Salihamidziç ishte një nga prioritetet për të dhe klubin pasi nuk donin të përsëritej situata Alaba ku lojtari iku me parametër zero.
Koman do të firmosë për 3 sezone të tjera dhe aktualisht paga e tij nga 7.5 milionë Euro do të jetë mes 3 më të lartave në skuadrës.
Praktikisht, pas Lewandowskit, Neueri dhe Kimmich, do të jetë Comani më i paguari i radhës te Bayern Munchen.