
Bayerni arrin marrëveshje me Blindin
05 janar 2023
| 15:34
Bayern Munchen ka arritur një marrëveshje me Daley Blind, i cili i dha fund aventurës me Ajaksin në ditën e parë të vitit 2023.
Mbrojtësi i majtë do të firmosë deri në fund të sezonit me kampionët e Gjermanisë sipas raportimeve të shtypit holandez me parametra zero. 32-vjeçari luan edhe në qendër të mbrojtjes dhe mund të përdoret si një “xhol” nga strategu Nagelsmanni, i cili ka humbur shërbimet e Lucas Hernandez (i lënduar).
Blindi ka fituar tituj me Ajaksin dhe Manchester United, teksa ka veshur 99 herë fanellën e kombëtares holandeze. Blind do i bashkohet lojtarëve të tjerë holandezë si Matthijs De Ligt, Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch në Bayern.