Bayerni arrin marrëveshje me Nagelsmannin

26 prill 2021 | 15:43

Bayern Munchen raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Julian Nagelsmann.

Tashmë është konfirmuar se Hansi Flick do të largohet nga “bavarezët”, shkaku i përplasjes me disa anëtarë të kryesisë. Por, gjermani nuk do të qëndrojë pa punë, pasi lidhet me një kalim te kombëtarja e Gjermanisë, aty ku Joachim Low ka dhënë dorëheqje.

Sipas asaj që raporton “Spox”, Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Nagelsmann dhe është çështje ditësh kur mbyllet marrëveshja. Por, problem mbetet marrëveshja me RB Leipzigun që nuk do ta lëshojë edhe aq lehtë trajnerin. Sipas mediumit, rivali i Bayernit kërkon 30 milionë euro për të liruar trajnerin nga detyra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e…