Bayerni bën ofertën e dytë për Manen

07 qershor 2022 | 14:01

Bayern Munchen ka nisur kërkimin për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave prej javësh ka përfunduar Sadio Mane, i cili ka lajmëruar largimin nga “Reds”.

“Bavarezët” bënë edhe ofertën e parë për senegalezin, për të cilën u ofruan “The Reds” 21 milionë paund, shifër kjo e cila u refuzua nga klubi anglez, që nuk pranon më pak se 42.5 milionë paund për kartonin e 30-vjeçarit.

Sot Bayerni ka bërë një ofertë të dytë për Manen dhe tashmë gjermanët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë paund për sulmuesin e Liverpoolit, por edhe kjo shifër nuk duket e pëlqyer nga “The Reds”.

Mane ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Liverpoolin dhe vetëm në sezonin e fundit ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asistime në të gjitha kompeticionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe zëvendëskryetari Agron…