Bayerni, bindës ndaj Dortmundit
09 nëntor 2019
| 20:31
Bayern Munichu ka fituar thellë ndaj Dortmundit në xhiron e 11-të të Bundesligës.
Robert Lewandowski realizoi dy gola, një tjetër e realizoi Serge Gnabry e një autogol erdhi nga Mats Hummels (4-0).
Bavarezët tani janë në vendin e tretë në tabelë me 21 pikë të tubuara, një më pak se lideri Monchengladbach e baras me Leipzigun që është i dyti. Dortmundi ka 19 pikë në pozitën e pestë.