
Bayerni, bindës ndaj Shtuttgardit
27 janar 2019
| 17:29
Bayern Munchen e ka mposhtur VfB Stuttgard me rezultatin 4-1 në “Allianz Arena” duke mbajtur ritmin e kryesuesve të Borussia Dortmund.
Skuadra “bavareze” ka bërë një ndeshje të mirë përpara tifozëve të saj, sidomos në pjesën e dytë të takimit ku ka shënuar tre nga katër golat. Ishte Thiago Alcantara ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Donis të barazonte përkohësisht. Pas pushimit, autogolo o Gentner dhe golat e Goretzka dhe Lewandowski kanë vendosur takimin.
Bayern është në vend të dytë të renditjes me 42 pikë, gjashtë më pak se Dortmund.