Bayerni ‘blindon’ Goretzkan  

14 shtator 2021 | 15:16

Bayern Munchen “blindon” të ardhmen. Pas Joshua Kimmich, kapitenin e ardhshëm të ekipit, drejtuesit perfeksionojnë edhe një tjetër operacion të rëndësishëm siç është ai i Leon Goretzkas.

Mesfushori gjerman, është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin dhe Nagelsmann që kur erdhi e theksoi se dëshiron që Goretzka të qëndrojë dhe të rinovojë gjatë me ekipin dhe kështu ndodhi.

Për 5 vite të tjera ka firmosur lojtari 26-vjeçar duke konfirmuar qëndrimin gjatë me kampionët e Gjermanisë, që në fakt ishte kthyer në një problem pasi lojtari ishte në vitin e fundit të kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…