Bayerni ‘çmendet’ për Koulibalyn
Bayern Munchen pa nisur ende afati kalimtar i verës është bërë shumë agresive, pasi kërkon të nënshkruajë me lojtarë cilësor dhe të kushtueshëm në treg.
Flitet se deri tani bavarezët kanë mbyllur marrëveshjet me Pavard, Lukas Hernandez dhe Werner. Pritet vetëm “shtyrja” e fundit që këta lojtarë të bëhen pjesë e skuadrës.
Futbollistët e sipërpërmendur nuk i mjaftojnë gjermanëve dhe sipas “Il Mattino” tashmë janë duke kërkuar edhe Kalidou Koulibaly nga Napoli. De Laurentis ka kërkuar plot 110 milionë euro për qendërmbrojtësin senegalez dhe Bayerni është gati t’i japë që në muajin qershor.
Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë në afatin kalimtar të verës. E sigurt është që gjermanët në afatin kalimtar të verës e ardhshme do të bëjnë një revolucion total.