Bayerni deklason Wolfsburgun, fiton edhe Dortmundi
09 mars 2019
| 17:27
Bayern Munchen ka shënuar fitore të thellë në përballje me Wolfsburgun (6-0).
Kampionët aktual e mbyllën pjesën e parë me rezultat 2-0, golat i shënuan Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski. Në pjesën e dytë, Bayerni ishte i pandalshëm duke shënuar edhe katër gola të tjerë.
Autor të golave ishin James, Muller, Kimmich dhe Lewandowski. Për mysafirët në këtë ndeshje titullar ishte shqiptari Admir Mehmedi, kurse në pjesën e dytë luajti edhe Elvis Rexhbecaj.
Fitore ka shënuar edhe Burussia Dotmund ndaj Shtuttgartit me rezultat 3-1. Bayerni është në pozitën e parë më një ndeshje me shumë të zhvilluar, kurse ka 57 pikë, kurse Dortmundi është në pozitën e dytë me tri pikë më pak.
/Epoka e re/