Bayerni dëshiron të përforcohet me mbrojtësin e Leverkusenit
Bayern Munchen ka nisur të mendojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ku objektivi i parë është Jonathan Tah, që luan me kampionët e saposhpallur në Bundesliga, Bayer Leverkusen.
Sipas “Sky Sport De”, 28-vjeçari gjerman Tah, është në krye të listës së dëshirave të Bayernit, pasi ata kërkojnë një qendërmbrojtës për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin 2024-2025. Problemet në mbrojtje kanë qenë të shumta këtë sezon për Bayernin.
Diskutimet janë zhvilluar mes klubeve dhe përfaqësuesve të Tah, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për një transferim që mund të kushtojë rreth 20 milionë euro. Tah është nën kontratë deri në verën e vitit 2025, por nuk ka një klauzolë lirimi këtë verë. Drejtori ekzekutiv i Leverkusenit, Fernando Carro, ka deklaruar se një shitje e lojtarit ishte e mundur nëse Tah nuk ishte në gjendje të binte dakord për një zgjatje të kontratës.