Bayerni dhe Chelsea kualifikohen në çerekfinale
Bayern Munich dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League.
Skuadra “bavareze” fitoi edhe sfidën e kthimit ndaj Lazios në shifrat 2-1. Lewandowski zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të nga pika e bardhë, ndërkohë që Choupo-Moting dyfishoi në të 73-tën. 8 minuta nga fundi i sfidës Parolo shkurtoi diferencën, por që do të kishte pak vlera.
Chelsea triumfoi 2-0 në “Stamford Bridge” kundër Atletico Madrid. Edhe pse skuadra e Simeones po luante më mirë, Blutë e Londrës do të realizonin me një kundërsulm që u finalizua nga Ziyech. Atletico tentoi të rikthehej në lojë për kualifikim, por nuk ja doli që të shënonte. Savic ua vështirësoi misionin në minutat e fundit pas ndëshkimit me karton të kuq. Në fundin e shtesës, Emerson që më prekjen e parë të topit pas futjes në fushë arriti që të shënonte.