Bayerni dhe City në garë për yllin e Atleticos
20 qershor 2019
| 11:53
Bayern Munchen dhe Manchester City janë dy skuadrat e interesuara për mesfushorin Rodri.
Rodri erdhi këtë sezon tek Atletico Madrid nga Villareal dhe i ka mahnitur të gjithë me lojën e tij. Paraqitjet e mira bënë që ai të zinte rol kryesor edhe në kombëtare.
Guardiola ka shprehur simpati për Rodrin si lojtar që para se te bashkohej me Atleticon, kjo ngaqë përshtatet edhe ideologjia e lojës. Pritet që të dy ekipet të futën në garë dhe të nisin ofertat zyrtare për shërbimet e tij.