![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/Federico-Chiesa.jpeg)
Bayerni dhe Liverpooli i shtohen garës për Chiesan
24 mars 2019
| 13:15
Interesimi i skuadrave për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa po vazhdon të rritet vazhdimisht.
Fillimisht Juventusi, Roma dhe Interi kanë shfaqur interesim për transferimin e Chiesas gjatë verës, kurse kësaj garë i janë shtuar edhe Bayern Munchen dhe Liverpooli.
Problemi i vetëm për momentin është çmimi i lartë i kartonit të tij në vlerë prej 100 milionë euro. Aktualisht futbollisti italian është ndër më të mirët në Serinë A.
/Epoka e re/