Bayerni dorëzohet ndaj Mainzit, Bochum mposhti Dortmundin

30 prill 2022 | 18:56

Ditën e sotme janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 32-të në Bundesligë, teksa Bayern Munich është “dorëzuar” përballë Mainz, pasi bavarezët janë mposhtur 3-1 në transfertë.

Golat për skuadrën vendase i shënuan Burkardt 18’, Niakhate 27’ dhe Barreiro 57’, ndërsa për skuadrën e Nagelsmann shënoi i zakonshmi Robert Lewandowski në minutën e 33.

Një fitore kjo për Mainz që i pozicionon në vendin 9-të me 42 pikë, të grumbulluara.

Edhe skuadra e vendit të dytë në kampionatin gjerman, Dortmund është mposhtur në shtëpi nga Bochum me shifrat 3-4. Miqtë arritën të marrin një 3 pikësh të rëndësishëm përballë verdhezinjëve, pasi tashmë renditen në vendin e 11-të me 39 ikë.

Golat e takimit u shënuan nga Polter 3’, Holtmann 8’, Locadia 81’ dhe Pantovic 85’ për skuadrën mike, ndërsa për vendasit shënoi hat-trick Erling Haaland, i cili nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Koln fitoi 4-1 përballë Augsburg, ndërsa mes Stuttgart-Wolfsburg dhe Arminia Bielefeld-Hertha Berlin nuk kishte fitues, pasi skuadrat morën nga një pikë, teksa këto takimi u mbyllën në barazim 1-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Espanyolit me rezultat 4-0…