
Bayerni e demolon Barcelonën
14 gusht 2020
| 22:58
Bayerni ka triumfuar në mënyrë fantastike ndaj Barcelonës sonte në Lisbonë, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Bavarezët fituan bindshëm 2 me 8 ndaj Blaugranëve, të cilët ishin inferior ndaj një fuqie që e kishte sonte skuadra gjermane.
Golat për Bayernin i shënuan Muller 2, Perisic, Gnabry, Kimich, Lewandowski, Coutinho nga një gol. Në anën tjetër për Barcelonën shënuan Alaba (og) dhe Suarez.
Kjo është humbja më e thellë e Barcelonës në këtë dekadë.