Bayerni e kërkon Umtitin
22 tetor 2019
| 18:46
Nicklas Sule është lënduar dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.
Mbrojtësi këputi ligamentin në gjurin e majtë në sfidën ndaj Augsburg dhe, sipas raportimeve nga Gjermania, Sule e ka mbyllur sezonin. Bayerni tash po e kërkon një mbrojtës dhe emri më i përfolur është ai i Samuel Umtitit, i cili te Barcelona nuk po gjen hapësira.
Oferta e Bayernit do të bëhet në afatin kalimtar të janarit dhe ish-mbrojtësi i Lyonit mund të transferohet në Bundesliga.