Bayerni e kërkon yllin e Napolit

28 shkurt 2021 | 11:40

Pritej të largohej në verën e shkuar, por nuk ndodhi kështu për shkak të pandemisë, që i futi klubet në krizë. Kalidou Koulibaly mund të lërë Napolin më në fund në verën e ardhshme.

Agjenti i tij, Fali Ramadani mësohet se ka takuar së fundmi presidentin e Napolit, De Laurentis, ku kanë biseduar për 3 çështje: Sarri, Maksimovic dhe Koulibaly.

Nga Italia raportohet se ky i fundit kërkohet nga Bayern Munchen, që ka gati edhe një ofertë. 45 milionë euro është propozimi i parë i bavarezëve, që e duan me patjetër një qendër mbrojtës të nivelit të lartë për të zëvendësuar Alaba.

Napoli nga ana tjetër kërkon më shumë se aq para, por një këmbëngulje e lojtarit dhe rritje prej të paktën 10 milionësh të ofertës, do bënte që Koulibaly të vishte fanellën e kampionëve të Evropës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,…