
Bayerni e mendon Alonson për trajner
13 nëntor 2019
| 13:15
Bayern Munchen e ka shkarkuar ditë më parë trajnerin Niko Kovaq dhe është duke e kërkuar zëvendësuesin e kroatit.
“DailyStar” zbulon se ekipi gjerman është duke u interesuar për ish-futbollistin e vet Xabi Alonso. Spanjolli është trajner në skuadrën e dytë të Real Sociedadit, kurse Bayernin mund ta drejtojë deri në fund të këtij edicioni.