Bayerni e nis mbrojtjen e titullit kundër Atleticos

21 tetor 2020 | 12:32

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munchen, e nis sonte (e mërkurë) mbrojtjen e titullit në garën më të fortë në futboll, Ligën e Kampionëve, ndaj skuadrës së Atletico Madridit.

Klubi “bavarez” ka treguar një formë të jashtëzakonshme edicionin e kaluar ku arriti ta fitojë Bundesligën, Kupën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Gjermanisë. Pavarësisht prej këtyre sukseseve, Bayerni në disa ndeshje nuk ka treguar shumë qëndrueshmëri në repartin e mbrojtjes, ku pësoi humbje të thellë nga Hoffenihemi (4-1), por edhe në finale ndaj Borussia Dortmundit ishte duke fituar 2-0, më pas pranoi dy gola 2-2.

Një gol në fund të ndeshjes nga Joshua Kimmich i siguroi trofeun kësaj skuadre. Në anën tjetër edhe Atletico Madridi nuk ka treguar shumë qëndrueshmëri në këtë fillim sezoni. Në formacionin e Bayernit për këtë ndeshje rikthehet Kimmich në vend të Corentin Tolisso, kurse mungesa e vetme do të jetë ajo e Leroy Sane. Ndërsa në skuadrën e Atleticos, vetëm Digo Costa është në dyshim. Në Grupin A takohen edhe Salzburg – Lokomotiv Moskë. Në Grupin B, Real Madridi e pret Shakhtarin, kurse Interi ka punë me gjermanët e Moenchengladbach. Liverpooli do të luajë kundër Ajaxit.

Grupi A

18:55 Salzburg – Lokomotiv M.
21:00 Bayern M. – Atletico Madrid

Grupi B

18:55 Real Madrid – Shakhtar D.
21:00 Inter – B.Moenchengladbach

Grupi C

21:00 Manchester City – Porto
21:00 Olympiacos – Marseille

Grupi D

21:00 Ajax – Liverpool
21:00 Midtjylland – Atalanta

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka ftuar prindërit, mësuesit…