Bayerni e pensionon përgjithmonë numrin 5 në nderim të Beckenbauerit
08 dhjetor 2024
| 15:35
Klubi gjerman Bayern Munich ka konfirmuar se nuk do të përdorë më numrin pesë në të ardhmen.
Ky vendim është marrë në nderim të legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer. Ish-mbrojtësi ndërroi jetë më herët këtë vit, më 7 janar, në moshën 78-vjeçare.
Pavard do të jetë i fundit që mban numrin pesë te Bayerni.
Në mbledhjen vjetore të përgjithshme të Bayernit, ku morën pjesë bashkëshortja e Beckenbauer-it, Heidi, dhe djali i tij, Joel, anëtarët e klubit njoftuan se kishin miratuar propozimin e presidentit Herbert Hainer.