Bayerni edhe zyrtarisht bën ofertë për Ralf Rangnick
Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ardhshëm Bayern Munchen. Ai që ka konfirmuar kalimin e tij në stolin e ekipit bavarez është drejtori sportiv i Federatës Austriake të Futbollit, Peter Schöttel, i cili pranoi se ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi bavarez.
Rangnick drejton aktualisht kombëtaren e Austrisë, me të cilën do të luajë në finalet e “Euro 2024”. Në një takim që u zhvillua disa ditë më parë midis Rangnick, vetë Schöttel dhe presidentit federal Klaus Mitterdorfer, trajneri 65-vjeçar foli për interesin e gjermanëve për të.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjithë njerëzit e përfshirë të marrin një vendim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Schöttel, duke iu referuar mbi të gjitha Kampionatit Evropian të ardhshëm.
Rangnick pritet të ulet në stolin e Bayern Munich pas përfundimit të Euro 2024, pasi të ketë përfunduar aventurën e tij me ekipin kombëtar austriak.