Bayerni ende nuk ka vendosur për Jamesin
23 nëntor 2018
| 13:25
Bayern Munchen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e James Rodriguez.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka bërë me dije se për të ardhmen e lojtarit të huazuar nga Real Madridi vendimi do të merret në muajt e ardhshëm.
“Kemi një marrëveshje, ku ekziston një opsion që mund ta ushtrojmë deri në 15 qershor 2019. Jemi në nëntor, nuk ka kuptim të flasim që tani për këtë çështje. Do të vendosim në momentin e duhur, por me siguri jo më të ardhmen e afërt. Nuk ka pse të nxitohemi, duke parë klauzolën që kemi në kontratën e huazimit të tij nga Reali”, ka thënë Rummenigge.