Bayerni ëndërron transferimin e Dybalas
20 korrik 2018
| 12:18
“Gazzetta dello Sport” raporton se ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, është ëndrra e Karl Heinz Rummenigges te Bayen Muncheni.
Transferimi i Dybalas në Gjermani duket i vështirë, pasi “Zonja e Vjetër” nuk mendon ta shesë numrin dhjetë. Në sezonin e fundit 24-vjeçari ka shënuar 22 gola në 33 paraqitje në Serinë A.