Bayerni feston titullin e gjashtë radhazi
Gjiganti “bavarez” Bayern Munchen është shpallur kampion i Gjermanisë për herë të gjashtë rresht, pasi mposhti rivalët e Augsburgut në një “miniderbi” të Munchen.
Edhe pse u mjaftonte një barazim për të krijuar distancën prej 15 pikësh, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i Bundesligës, “bavarezët” e drejtuar nga Jupp Heynckes nuk toleruan aspak përballë Augsburgut pa objektiva.
Festimet duket se i kishin parapërgatitur, por gjendja festive detyroi që të gabonin në fillimin e ndeshjes, duke shënuar në portën e tyre me anë të Nicklas Sule, përpara se të niste “furia” e përmbysjes së rezultatit.
Tolisso, Rodriguez, Robben dhe Wagner ishin autorët e golave për “bavarezët”, që tashmë kanë nisur festën me gotat e birrës, siç e kanë traditë gjermanët.