Bayerni fillon stërvitjet të hënën
04 prill 2020
| 20:00
Skuadra kampione e Bundesligas, Bayern Munchen nuk e ka ndërmend të qëndrojë e izoluar ndaj koronavirusit.
Bayerni synon të kthehet në stërvitje nga dita e hënë, për të vazhduar me përgatitjet për sezonin. Sipas ‘Kicker’ dhe njoftimit të skuadrës, Bayern do të stërvitet në grupe të vogla të lojtarëve, në mënyrë që kontaktet të jenë sa më të vogla.
Gjithashtu, skuadra do të stërvitet në ambiente të hapura. Në Bundesliga, edhe skuadra e Wolfsburg ka rifilluar seancat stërvitore. Duket se gjermanët janë të fascinuar nga shembulli i Bjellorusisë.