Bayerni fiton Botërorin e klubeve

11 shkurt 2021 | 21:20

Bayerni në majën e botës. Skuadra e Flick ka arritur që të triumfojë në finalen e Botërorit të Klubeve, minimalisht 1-0 kundër Tigres.  Bavarezët kompletojnë në këtë mënyrë një sezon spektakolar, ku triumfuan në Champions, kampionat dhe në Kupë.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 61-të. Benjamin Pavard ishte në vendin e duhur pas një grushtimi, për të shënuar me portën e boshatisur.

Tolisso goditi shtyllën disa minuta më pas me një goditje nga distanca, ndërkohë që edhe Douglas Costa humbi një mundësi të mirë shënimi. Ky është trofeu i 6-të në Botërorin e Klubeve për Bayernin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dalë me…