Bayerni fiton edhe Superkupën e Evropës

24 shtator 2020 | 23:39

Bayern Munchen e ka fituar Superkupën e Evropës, pasi në finale e mposhti skuadrën e Sevillas (2-1).

Fituesja e Ligës së Evropës, Sevilla kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të, kur nga penalltia u tregua i saktë Lucas Ocampos. Në minutën e 34-të, Bayerni u rikthyer në lojë me golin e shënuar nga Leon Goretzka.

Pjesa e parë u mbyll më ketë rezultat, sikurse që u mbyl edhe pjesa e dytë. Skuadrat shkuan në vazhdime për të përcaktuar fituesin. Bayerni arriti të gjejë golin e epërsisë në minutën e 104-të, kurse zëvendësuesi Javier Martinez shënoi me kokë për rezultatin final 2-1.

https://streamable.com/mji3tv

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…